Gecaj: Albin Kurti nuk është Ibrahim Rugova!

Kryesisht përmes metodave populsite e propagandistike, Albin Kurti ka arritur që rreth vetes të mbledhë pakënaqësinë e akumuluar ndër vite. Kosova ka mund të bëj largë më shumë seç ka bërë gjatë këtyre viteve, por jo edhe mrekullira.Politikanët padyshim që mbajnë përgjegjësi të madhe për dështimet e këtyre viteve, derisa arma më e fuqishme e pakënaqësisë qytetare është vota e tyre demokratike.

Me votë ne korrigjojmë përfaqësimin dhe, rrjedhimisht, ndërrojmë ciklin dhe kahet e jetës sonë. Por nuk guxojmë assesi që mllefin e akumuluar ndaj keqbërësve, kriminelëve, të korruptuarve e të paaftëve ta orientojmë në ekstremin tjetër; pra, të shtyjmë shoqërinë e shtetin drejt një humnere të sigurt.Nuk na lejohet që, në stilin “për inat të resë më vdektë djali”, të zgjedhim ata të cilët për një kohë të shkurtër provuan se nuk dinë dhe nuk munden të qeverisin drejt e guximshëm. Shumë nga votuesit e LVV as që mbajnë mend ku ishim dhe sa rrugë të vështirë kaluam.

Nuk mbajnë mend se po të dëgjonim Albin Kurtin, dhe filozofinë e tij të së majtës ekstreme, nuk do të kishim (pos tjerash) as intervenim të NATO-s në vitin 1999 e as deklarim të pavarësisë në vitin 2008. Dikur fuqia politike ishte koncentruar në lidershipin e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili mishëronte intelektualin, atdhetarin e patriotin, por edhe njeriun e urtë të kompromiseve në dobi të shtetit e të qytetarëve. Albin Kurti nuk është Ibrahim Rugova!Kompromisi për te është fenomen i panjohur dhe, rrjedhimisht, koncentrimi i pushtetit rreth tij mban rrezik të lartë për të ardhmen demokratike të këtij vendi. Është kohë e pavolitshme për qasje të tillë .. eksperimentet t’i lëmë për më vonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *