Haradinaj ndan medalje për Afrim, Ismet dhe Muhamet Shamollin

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë medalje me”ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për Afrim, Ismet dhe Muhamet Shamollin.

Haradinaj po ashtu ka vizituar Kullën e Vehbi Shamollit, atdhetar e veprimtar i njohur, i rënë në vitin 1998.

“Në Shalë të Lipjanit, me kolegë, miq e bashkëluftëtarë. Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për Afrim, Ismet dhe Muhamet Shamollin. Po ashtu, vizituam Kullën e Vehbi Shamollit, atdhetar e veprimtar i njohur, i rënë në vitin 1998. Bashkë për lirinë e vendit, bashkë në ndërtimin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *