Peci: 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit

admin 0

Faton Peci, Shef i Kabinetit të ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së tyre të re.

Ndër ta; kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës.

“Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin. Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës”, shkruan Peci.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët.

“I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët. Personifikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani”.

“Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën”, ka thënë Peci, njofton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *