Pesë shqiptarë arrestohen në Spanjë bënin transport të drogës për në Itali

Pesë shqiptarë dhe një shtetas spanjoll janë arrestuar nga Policia e Spanjës, me dyshime se janë pjesëtarë të një grupi kriminal me qendër në Malaga e Granada, njofton Top Channel.

Gazeta “La Opinion de Malaga”, ka njoftuar se grupi nëpërmjet kampionëve transportonte marihuanë e hashash nga Spanja në Itali. Pas një operacioni policor ku janë bastisur tri shtëp dhe një depo industriale, janë kapur 165 kilogramë marihuanë dhe 185 kilogramë hashash.

Po ashtu janë sekuestruar dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet që rezultoi se ishte I vjedhur, një kampion frigoriferik, një furgon dhe tri vetura tjera.

Hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e dy ndërtesave që janë përdorur si bazë për grumbullimin e drogës, në Colmenar në Malaga dhe një në Granada dhe një bazë të tretë të operacioneve në një depo industrial në Mollina./koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *