Shoku i pjesëtarit të FSK-së që u vetëvra: Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë

Pas vetëvrasjes me armë zjarri, të Kolonel Gyrner Muratit, ka reaguar shoku i tij Ilir Sefaj.

Ai ka bërë një dedikim prekës për ikjen e tij nga kjo jetë.

Në llogarinë e tij në Facbook, Sefaj tha se kishte pasur rastin të bashkëpunonte me të dhe se ai kishte punuar me nder për Ushtrinë e Kosovës.

“E kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë të shkurtër me Kolonel Gyrner Muratin. Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel”, thënë ai.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *