Vdes neuropsikiatri nga Elbasani prej COVID-19

Konfirmohet se ka ndërruar jetë Dr. Sali Baco, neuropsikiatër. Ai ishte shtruar te COVID 2 prej disa ditësh, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Baco u diplomua në vitin 1969 dhe nga viti 1972 deri në vitin 1985 ishte Shef Pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion si nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005, për të vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *