Vrasja në Prizren: Djali e priti babanë të zbriste nga kamioni dhe e goditi disa herë me thikë

Gjykata e Prizrenit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të riut M.H., i cili është arrestuar nën dyshimin se të premten ka vrarë me thikën babanë e tij.Në kërkesën për paraburgim Prokuroria ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike e cila tronditit jo vetëm Prizrenin.Sipas Prokurorisë, rasti tragjik ka ndodhur në Prizren rreth orës 13:50.

Prokuroria pretendon se i dyshuari dhe babai i tij kishin pasur një mosmarrëveshje paraprake.Pas kësaj, i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babanë që zbret nga kamioni fillon ta godasë.I pandehuri, sipas pretendimeve të Prokurorisë së Prizrenit, e ka goditur prindin e tij F.H. disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërsa, nga goditja në qafë, në arterie, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.Gjykata sot përveç për masën e paraburgimit ka vendosur që të pandehurit t’i bëhet edhe ekzaminim psikiatrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *