BRAVO-Policia ia ndalon hyrjen në Kosovë zyrtarit serb, po shkonte në veri për të shpërndarë dhurata

Policia e ka ndaluar që të hyjë në Kosovë zyrtarin serb nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milorad Arlov.

Kështu është raportuar në portalin Kosovo Online ku thuhet se Arlov është ndalur në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Pas këtij ndalimi ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Aty thuhet se Arlov po vinte në Kosovë për të shpërndarë 1 mijë pako me dhurata për fëmijët si dhe gjashtë bursa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *