E turpshme! 37-vjeçarin dhunon nënën e tij në Vlorë!

Një 37-vjeçar i dënuar më parë me 6 muaj burg pasi kishte dhunuar nënën e tij është arrestuar në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe këtë të shtunë u bë i mundur arrestimi i tij. Uniformat blu bëjnë me dije se M.L është dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë Vlorë për veprën penal “Dhune në familje”.

Gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Ata janë B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse./shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *