Gashi i reagon ashpër Aliut: Paranoja juaj për shpata e sharra po e shkatërron këtë vend, ne nuk i nënshtrohemi klithmave e britmave tuaja

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është Buxheti për vitin 2021 ka pasur përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.

Fillimisht ka qenë deputeti i LVV-së, Liburn Aliu i cili akuzoi koalicionin qeverisës se po tenton të ndajë pasurinë e Kosovës me Serbinë.

Aliu tha se sa herë që LDK flet për interes nacional madhor, atëherë nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po ndezët sharra.

Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *