Georgina shkëlqen në krah të Ronaldos në Dubai, ku ai mori çmimin e lojtarit të shekullit

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i shekullit në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Superylli i Juventusit parakaloi në tepihun e kuq së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez, para se të merrte çmimin historik në Dubai Globe Soccer Awards.

Ceremonia është zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, që është ndërtesa më e lartë në botë.

Derisa Ronaldo kishte veshur kostum të hirtë, bukuroshja zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm.

Fustani ishte i hapur në pjesën e dekoltesë, si dhe kishte një çarje të madhe në pjesën e këmbës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *