Hysaj drejt Romës? De Laurentis vendos për merkaton e Napolit. Ja se çfarë bën për lojtarin e Shqipërisë

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis nuk e nxjerr mbrojtësin e skuadrës Elseid Hysaj në shitje. Teksa zërat e largimit të futbollistit të kombëtares sonë janë rikthyer sërish, në Itali flitet se kreu i klubit napolitan kërkon që të rinovohet kontrata për Hysajn dhe shokun e skuadrës Nikola Maksimoviç.

Nga ana tjetër, “të kaltërit” kanë nxjerrë në shitje lojtarët Arkadiush Milik, Fernando Lorente, Kevin Malkuit, dhe Fauzi Ghulam. Për këta 4 futbollistë është vendosur dhe çmimin minimal për t’u shitur.

Ditët e fundit është përfolur se Elseid Hysaj mund t’i shokut të kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbulla te Roma. E ardhmja e tij te Napoli ka qenë një dilemë e madhe në dy vitet e fundit ku përveç thashethemeve për rinovimin e kontratës, ka patur dhe informacione për oferta nga klubet e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *