Kapet dhe arrestohet i riu shqiptarë me 14 kg kokainë dhe qindra mijëra euro

Gjatë një operacioni në Likovrisi, në Athinë është arrestuar një shqiptar me një sasi prej 14 kg kokainë dhe një shumë e madhe parash.

Sipas informacioneve, mësohet se është ndaluar një kamion i cili kishte kryer linjën Ankona- Patra dhe kishte zbritur në portin e Patrës në 23.12.2020 e më pas kishte marrë drejtimin për Athinë, ku u ndalua.

Gjithashtu kamioni rezulton në pronësi të një kompanie bullgare, ndërsa i arrestuari është shqiptar 31 vjeç.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruar 13 pako me 14 kg 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular./syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *