KOSOVË Asamblistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Asamblistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, është bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka thurur lavdë për të.

“Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.

Peci: 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit
Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.

Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asamblistëve të Lëvizjes në Ferizaj”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, të dielën po ashtu edhe 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, e cila tashmë ka bërë me dije se do të jetë pjesë e listës së LVV në zgjedhjet e jashtëzakonshme, njofton Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *