Kreu i OBSH deklaron: COVID-19 nuk do jetë e vetmja pandemi!

Për kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronavirusi nuk do jetë pandemia e fundit që do kalojë njerëzimi.

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka folur mbi këtë çështje në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila dhe do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys.Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, tha ai./gazetablic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *