Ktheu dyqanin e ushqimeve në vitrinë droge e armësh, strategjia e shqiptarit habit policinë

admin 0

Në mes të Athinës pa u shqetësuar aspak, një shqiptar e kishte kthyer dyqanin e ushqimeve në treg droge.

Strategjia e shqiptarit për të shitur drogë ka habitur autoritetet greke.

Pas informacionit, policia shkoi dhe nisi kontrollin e dyqanit të shqiptarit ku zbuloi armë, drogë dhe municione.

Shqiptari u arrestua menjëherë, ndërsa brenda dyqanit u sekuestruan; kërp 1.4 kg, kokainë 5 gram, 2 pistoleta, fishekë, 1249 euro, disa telefona dhe sende të tjera./syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *