Mediat gjermane e quajnë Qeqa Krelanin komentatoren më të bukur në botë

Qeqa Krelani është komentatorja e parë shqiptare dhe njëra ndër gazetaret më të njohura në vendin tonë.

Përveç komentimit, shkrimeve dhe analizave të saja nëpër studio televizive, Qeqa është aktive edhe në rrjetet sociale, e veçanërisht në instagram, aty ku hedhë foto të ndryshme e që pëlqehen shumë nga fansat e saj, të cilët nuk janë të paktë.

E siç duket fotografive atraktive dhe bukurisë së gazetares së Radio Kosovës nuk i kanë rezistuar mediat gjermane.

Është portali ‘Sport 1’ që ka mbi 1 milion lexues dhe i ka kushtuar një shkrim Krelanit, duke e cilësuar atë si komentatoren më të bukur në botë.

“Komentorja më e bukur në botë Qeqa Krelani magjeps një vend të tërë. Gazetarja sportive Qeqa Krelani i bën një magji atdheut të saj. Audienca e saj është shumë e gjerë dhe besnike”, shkruan ndër të tjera media gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *