Misteri i armëve të Skënderbeut (VIDEO)

Në vitin 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë, pas një marrëveshje mes autoriteteve shqiptare dhe atyre austriake, u lejua sjellja ne Tirane dhe ekspozimi disa javor në muzeun Historik Kombëtar i armëve të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Por si rrugëtuan armët e tij, nga trojet arbërore në muzeun e Vienës në Austri ? U rrëmbyen, u falën, u shitën apo çfarë ?

“Donika iku bashkë me njerëzit e afërt me djalin, nipërit, mbesat e saj u vendos në oborrin e mbretëreshës të shoqes së Ferrantes së Napolit disa vjet jetoi aty”, tha Pëllumb Xhufi.

“Është një lloj trashëgimie qe nuk është saktësuar”, Dorian Koçi.

“Arkiduka Ferdinand i Tirolit, ka dashur me çdo kusht t’i ketë një pjesë të këtyre armëve të Gjergj Kastriotit”, tha Gjon Keka.

Gjergj Skënderbeu. Një përkrenare në metal të bardhë me një rrip të larë në ar, me në majë një kokë dhie të larë në ar, së bashku me brirët e saj;

Cilat janë të dhënat që zbulohen përmes dokumenteve ? Kjo histori ka shumë pikëpyetje, të cilave do të përpiqemi t’i japim një përgjigje. Si përfunduan armët e Skënderbeut ne muzeun e Vienës ?

Dokumente, të dhëna, fakte përmes të cilave dëshmohet ekzistenca e të paktën edhe tre apo katër shpatave të tjera të përdorura nga Skënderbeu. Ku ndodhen dhe cili ka qenë fati i tyre ?

Sonte në mbrëmje ne 20:10 “Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema do te zbuloje historinë e armeve te Gjergj Kastriotit dhe mistereve qe ato mbartin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *