Po trafikonte drogë nga Italia në Greqi, arrestohet shqiptari me 14 kg kokainë

Një sasi kokaine me peshë 14 kg dhe 45 gram është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shqiptar, i cili po trafikonte drogën nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

Mësohet se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, punonte si shofer kamioni dhe transportonte mallra nga Greqia në Italia dhe anasjelltas, por punon e tij e kishte përdorur dhe për të kaluar drogë në kufi.

Policia bën me dije se droga kishte ardhur nga Belgjika dhe Holanda, dhe dyshohet se një nga dy vendet ka qenë baza për furnizimin me drogë nga Amerika Latine e cila kishte si synim të hidhej në tregun grek.

Por aventura e Shqiptari përfundoi sapo ai shkeli në tokë greke, pasi gjatë një kontrolli u zbuluan 13 pako që përmbanin kokainë dhe një sasi të vogël kanabisi të papërpunuar u gjetën të fshehura në kabinë si dhe një shumë e madhe parash.

Një total u sekuestruan 14 kg dhe 45 gram, një sasi kanabisi i papërpunuar me peshë 7 gram, shuma prej 287,060 euro, një kamion transporti ndërkombëtar./tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *