Serbia shpërndan vaksina anti-Covid në veri të Kosovës? Nisin menjëherë hetimet në Mitrovicë

Nisin hetimet në lidhje me hyrjen e vaksinave anti-Covid në komunat veriore të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është angazhuar në mbledhjen e informacioneve, për të konstatuar nëse produktet farmaceutike nga Serbia kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve joligjore.

“Nëse ne kemi prova se vërtet ato janë kontrabanduar, sepse duhet të ketë një autorizim për përdorimin e këtyre vaksinave, dhe nëse ato janë të kundërligjshme, do të nisin procedurat penale kundër atyre personave që i kanë bërë këto punë.

Hetimet penale do të nisin pas grumbullimit të informacioneve dhe, varësisht prej të gjeturave, do të fillojnë hetimet penale kundër personave që i kanë kontrabanduar”, – u shpreh prokurori Syla për mediat kosovare.

Dy ditë më parë, përmes një komunikate zyrtare, qeveria Hoti paralajmëroi për marrje masash në rast se vaksina Pfizer do të hynte ilegalisht në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *