Shprehej se koronavirusi nuk ekziston, infektohet avokati i njohur, Altin Goxhaj

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka njoftuar ditën e djeshme se është infektuar me Covid-19.

Ai thotë se ka kaluar një natë të vështirë me temperaturë dhe se sot u zgjua duke lexuar mallkimet e qytetarëve të cilët i kujtonin kohën kur propagandonte në rrugët e Tiranës se maska mbrojtëse nuk duhet mbajtur apo edhe se pandemia nuk ekziston.

“Mirmjes.

Një natë e lodhshme prej temperaturës, pastaj lexoj një tufë mallkimesh dhe vreri të kryqëzuar nga freshistë dhe luldhimsa..

Vreri i tyre ndaj meje më kujton letërsinë e realizmit socialist për urrejtjen ndaj “armikut të kllasës”

Një mender i ndarë në 2 pjesë janë që po bëjnë prova gjenerale për bashkëqeverisje“, thotë Goxhaj i cili deri më tani fatmirësisht nuk ka shfaqur pasoja të tjera përpos atyre që kishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *