Shqipëria vendos të mbështesë financiarisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi

Në kuadër të mbështetjes së shqiptarëve në rajon, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë ndihmën financiare në disa projekte, sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook.

Më konkretisht, Cakaj u shpreh se do të mbështeten projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit në Tivar, fushata sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projekti i ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës.

Sipas Ministrit në detyrë Cakaj, kjo mbështetje do të shërbejë për të gjallëruar punën e Këshillave Kombëtarë Shqiptarë./botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *