Ulen rastet e reja me Covid në Kosovë, 8 viktima në 24 orët e fundit

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 181 raste të reja me Covid , ndërkohë që janë shënuar edhe 8 viktima.

Janë kryer në total 1.002 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 39.969 raste.

Numri i rasteve pozitive është 50.801 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.317 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *