Vuçiq kunder ministres Haradinaj: Skemi shkelur marrëveshje – i mençuri nuk sulmon atë që ndan barna!

“Serbia nuk ka shkel asnjë pikë të marrëveshjes së Brukselit me ndarjen e barnave dhe vaksinave dhe po presim kohë më të mira kur disa njerëz të mençur të duan të bisedojnë për kompromisin real” ka thënë Vuçiq lidhur me ankesën e Prishtinës për vaksinat e dërguara në Kosovë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Duke u përgjigjur në akuzat e ministres Meliza Haradinaj, theksoi se duhet dikush të ja lexoj pikën e marrëveshjes së Brukselit që paska shkel Beogradi.

“A e ka pyetur dikush zonjën Haradinaj, cila është pika që Beogradi ka shkel? A ka dikush që i tregon cilën pikë e kemi shkel? Natyrisht, nuk kemi shkel asnjë pikë, sepse askujt që është i mençur nuk i bie ndërmend që të sulmoj dike që ndan barna”, tha ai.

Vuçiq tha se kishte paralajmërime se sot në mëngjes mund të ketë ndërhyrje në Qendrën në Leposaviq, prandaj gjatë natës u ndërrua vendi i ruajtjes së vaksinave.

“Kjo është nga ajo anë e mendjes që dikush të rrëmbejë vaksina e barna” tha ai, duke porositur Prishtinë të mos shpik gjëra por të thotë cila pikë dhe qëndrim u shkel. Serbia ka përmbushur obligimet e marrëveshjes, ata nuk e kanë përmbushur asnjë dhe kryesoren që përbën 40 për qind të marrëveshjes së Brukselit”, tha ai.

Vuçiq tha se ai nuk është dikush që gjen pretekst për të sulmuar dhe në bazë tyre të rris popullaritetin , por sot flas çka do të bëjmë ne.

“Ata le të vazhdojnë të rrahin, e ne do të shikojmë të qetësojmë popullin tonë dhe të presim kohë më të mira që dikush i kuptueshëm të dëshiroj të bisedojmë për kompromis real. Nuk kam pse të ia shoh të madhe Lajçakut dhe përfaqësuesve ndërkombëtar në vullnetin dhe dëshirën, edhe ata vetë do të shohin kur është momenti për vazhdim të bisedimeve” tha ai duke njoftuar se për këtë ka biseduar me presidentin francez Makron dhe kancelarin Merkel./botasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *