Gjendja shëndetësore e 12 të lënduave nga shpërthimi i sotëm

Mjeku nga Emergjenca, Ejup Govori për portalin rtv21.tv ka treguar se 12 persona kanë arritur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Govori tha se 7 prej tyre janë me djegie të shkallës së lartë, (2 dhe 3 të shkallës së djegies).

Siç shpjegon ai për rtv21.tv djegie kanë marrë edhe në fytyrë dhe duar. Të lënduarit janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Ndërsa, 5 të tjerët sipas mjekut Ejup Govorit kanë pësuar lëndime trupore, por jo djegie. Lëndimet i kanë marrë në kokë, shpinë dhe gishta. Ky incident ka ndodhur sot rreth orës 12:00, kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë policore për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti./rtv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *