Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Fushë Kosovë

Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një personi tjetër duke vjedhur para dhe stoli ari.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tije dhe kanë vjedhë para dhe stoli ari”, thuhet në raport.

Ndërkaq, nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *