Haxhiu shqyen në Kuvend veshjen që përdorin mjekët në QKUK, akuzon VV-në për hajni

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe stafin shëndetësor. Ai madje ka marrë një veshje të cilën përdorin mjekët në QKUK dhe e ka shqyer, duke deklaruar se për to është paguar çmim i lartë, por nuk kanë qenë aspak mbrojtëse.

Haxhiu ka akuzuar VV-në se një aktiviste e partisë ka fituar tenderin për furnizim me mjete mbrojtëse, në kohën e ministrit Vitia.

“Me vetëm një kompani, ka përfituar gjatë pandemisë mbi 3 milionë euro, një kompani e afërt dhe e udhëhequr nga një aktiviste e Vetëvendosjes, Lego Company, përfitoi kontrata mbi 3 milionë euro gjatë kohës së pandemisë dhe ato kontrata i nënshkroi ministri Vitia. Në ato kontrata, nuk parashihej prodhuesi për produktin, parashihej veç çmimi, sasia por jo edhe kualiteti”, ka deklaruar Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *