Katër të lënduar, si pasojë e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë lënduar katër persona gjatë aksidentit që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mesditën e së martës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Telegrafin se fjala është për një vetaksident që ka ndodhur në drejtim të Vërmicës.

Vetura dyshohet se ka humbur drejtimin dhe ka dal jashtë rrugës

“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në km-22 drejtimi i Vermicës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *