Kimete Berisha e zbulon se cilën parti ka dëshirë ta shohë në koalicion me VV-në, tregon edhe nëse do të kandidojë për deputete

Publicistja e njohur, Kimete Berisha përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me lajmin se do të kandidojë për deputete.

Berisha ka dhënë 4 arsye pse nuk dëshiron të kandidojë për deputete, transmeton “Bota sot”.

Publicisitja shkroi hapur që mbështetme mish e me shpirt dhe do të loboj për Albin Kurtin (LVV), duke vazhduar ajo u shpreh që dëshiron që LVV dhe PDK të bëhen bashkë për inat të LDK-së.

Gjithashtu ajo ceku në shkrim që dy burra në politikë të cilët gjithmonë i’a kanë ditur vlerën, janë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi.

Postimi i plotë

Nuk dua të bëhem Deputete!

Ju nuk jeni lexues,

nuk jeni as miq,

nuk jeni as dashamirët e mi,

Ju, thënë më së thjeshti, jeni ‘shpëtimtarët e jetës sime’.

Dhe jeni si një ‘Ushtri e Dashurisë’, që më ruan nga vetmia dhe pikëllimi, nga mallëngjimi dhe zbrazëtia.

Tjetër gjë që unë ‘paguaj’ shtrenjtë për simpatinë tuaj.

E pse ju quaj ‘shpëtimtarë’, e di unë.

Unë nuk do të kandidoj për Deputete për 4 arsye:

1. Nuk e keni atë fat

2. S’ka Institucion më të degraduar se Kuvendi i Kosovës.

Niveli i ‘debatit’ është i ulët, primitiv dhe i turpshëm.

Çdo mbledhje e pijanecëve në kafenetë më të thella të fshatit dhe çdo bisedë halucinantësh në ‘Çmendinë’ ka nivel më të lartë dhe thellësi mendimi e ndjeshmërie më shumë se sa në Parlamentin e Kosovës;

3. Sepse jam e ngime (e ngopur) me gati çdo gjë (pa provuar gati asgjë).

4. Dialektika e të menduarit nuk ma lejon të jem e njëanshme, dhe të mendoj e analizoj me t’njofshëm.

Sepse nga kritikat e mia nuk e kursej as veten, lëre më partinë.

E vërteta nuk mund të jetë e njëanshme, prandaj shkrimi im është i të gjithë lexuesve, të të gjitha partive, pa përjashtim.

Dy burra në politikë gjithmonë ma kanë ditur vlerën, dhe ata janë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, që të dy pa pushim më kanë afruar dhe më kanë vlerësuar.

Në këto zgjedhje, hapur, e mbështes dhe me mish e me shpirt loboj për Albin Kurtin (LVV).

Jam që LVV dhe PDK të bëhen bashkë për inat të LDK-së.

P.S. Lutem me zemër për nanën Hyrë Thaçi.

Kur e mora lajmin që është sëmurë, m’u dhimbt në shpirt, dhe pyeta:

Pse more Zot këto nanat e komunistëve, këto ‘Jovankat’, me brusha, me punxha, me sheshira e me çanta të mbushura me pare dhe sekrete të errëta të kombit s’i gjen gjë…

e nënat tona të vuajtura, si nëna Hyrë me fytyrë rrumbullake dhe me shikim të butë, nuk pushojnë kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *