Mori mbi 150 mln lekë “paga lufte”, si arriti 32-vjeçari të ndërhynte në sistemin e qeverisë

32-vjeçari Denis Trungu, i cili u arrestua pasi kishte përfituar 155 mln lekë nëpërmjet mashtrimeve me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, kishte përgatitur një skemë të mirëfilltë përfitimi.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës. 32-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime.

Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të komfirmohet skema që ka përdorur./vizionplus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *