Një predhë e Edvin Muratit dhe dy gola/ Anglia e mbushur me super yje atë kohë kujton përballjen me Shqipërinë (video)

Shqipëria është në të njëjtin grup me Anglinë në kualifikueset për Botërorin e 2022, ku kuqezinjtë do të tentojnë të paktën një surprizë, në këtë grup të vështirë.

Kombëtarja angleze së fundmi është kthyer vite pas, më 5 shtator 2001, kur asokohe triumfonte në stadiumin e Njukastëllit 2-0 ndaj Shqipërisë. Në faqen zyrtare të Anglisë, është postuar video nga ndeshja me Shqipërinë në 2001, kur shënonin Majkëll Ouen pas një asisti magjik të Pol Skolls dhe Robi Fouler.

Megjithatë edhe Shqipëria i shkoi afër golit, sidomos në një rast, kur Edvin Murati (min 1:57)tenton me një predhë nga shumë larg me topin që po i drejtohej rrjetës, por portieri Siman e ndali në momentin e fundit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *