Orët janë të numëruara, po shkarkohet Lampard! Ky do të jetë trajneri…

Frank Lampard duket se do të shk/arkohet në këtë javë nga Chelsea dhe do të zëvendësohet me Thomas Tuchelin. Sipas asaj që raporton Daily Mirror, trajneri anglez i ka orët e numëruar si strateg i The Blues, pasi do të shk/arkohet.

Në verën e këtij viti, Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro, derisa Roman Abramovich kishte shpresuar se do të shikonte skuadrën e tij të ngritej. Humbja 3-1 ndaj një Arsenali që nuk kishte fituar nga muaji nëntor, ka vështirësuar gjërat për Lampardin. Barazimi 1-1 me Aton Villan në Stamford Birdge raportohet të jetë go/ditja e fundit dhe në orët në vazhdim anglezi do t’i paketojë gjërat.

Tuchel shihet si zëvendësues i Lampardit, pasi Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe pritet shumë shpejtë të bëhet zyrtarizmi i tij. Kujtojmë se Tuchel e kishte dërguar skuadrën franceze në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo që u mpo/shtën nga Bayern Munichu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *