Policia e Kosovës nderon 13 pjesëtarët e saj që humbën jetën nga coronavirusi

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetë 1 mijë e 325 qytetarë, e në mesin e tyre janë 13 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës në faqen zyrtare në Facebook ka nderuar zyrtarët policorë që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Nga COVID-19 ka humbur jetën: Ilir Gjoka, Bojan Ristoviq, Ljubica Janiseviq, Maliq Hoti, Gegë Prenaj, Hakif Hodolli, Miftar Kurti, Hysen Jerliu, Ali Qelaj, Emrush Kllokoqi, Sokol Maxharraj, Srdjan Spasojeviq dhe Ismet Osmani.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 109 raste të reja me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *