Vajza 12 vjeçe viktima e parë e tërmetit në Kroaci

Një fëmijë 12-vjeçar është viktima e parë e shënuar nga tërmeti i sotëm që goditi Kroacinë, transmeton Insajderi.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët kroatë, raporton Reuters.

Kryeministri Andrej Plenkoviq shkoi në qytezën që u godit nga tërmeti me shkallë 6.4 ballësh, dhe nga ai vend deklaroi: “Kemi informata se një vajzë është vrarë. Nuk kemi informata të tjera për pasoja në njerëz”.

Televizioni N1 citoi një zyrtar lokal të ketë thënë se viktima është një vajzë 12 vjeçe, por nuk u dhanë hollësitë të tjera.

Ky televizion gjithashtu raportoi se një çerdhe fëmijësh është shkatërruar nga tërmeti, por fatmirësisht brenda saj nuk ka pasur fëmijë në kohën e dridhjes. /Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *