Vdes në punë punonjësja e “Big Market”: Kolegët e çojnë pajetë në spital, policia fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një njërin prej pikave të rrjetit të supermarketeve “Big Market”.

Burime bëjnë me dije për albeu.com se një punonjëse 36 vjeçe ka humbur jetën brenda ambienteve të njerit prej filialeve në Tiranë.

Albeu.com mëson se gruaja është rrëzuar në rrethana ende të paqarta teksa po punonte në ambientet e “Big Market-it” duke pësuar vdekjen e menjëhershme.

Kolegët e saj e kanë marrë gruan për ta dërguar me makinat e tyre tek spitali Amerikan 3.

Pas pranimit të urgjencës, dhe kryerjes së kontrolleve mjekësorë, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte humbur jetën më herët duke mos mundur të bënin gjë për shpëtimin e saj.

Menjëherë, stafi i spitalit ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë trupin për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

Albeu.com verifikoi raportimin ditor të policisë për ditën e djeshme dhe rezulton se ngjarja e rëndë nuk është pasqyruar në komunikatat e Policisë së Shtetit as dje dhe as sot.

Është skandaloz fakti që Policia e Shtetit nuk ka njoftuar në lidhje me një ngjarje të tillë për aq kohë sa është vënë në dijeni dhe ka marrë gjithashtu trupin e të ndjerës. /albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *