Vdes punonjësja në market, Big Market: Nuk ishte aksident

Mbrëmjen e djeshme në mediat online u raportua se një punonjëse e Big Market ndërroi jetë pas një aksidenti në punë.

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në deklaratën e saj shoqëria thekson se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka patur asnjë aksident.

“M.SH., 37 vjeçe, është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale më datë 27 dhjetor 2020”.

Të kontaktuar nga TvT, zyra e shtypit e Big Alb Group konfirmon këtë version dhe shprehet se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

Big Alb Group refuzon kategorikisht lajmin e shpërndarë në disa portale duke e cilësuar si “të rremë, siç tashmë jemi mësuar gjatë këtij viti me të tilla sajesa”./albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *