Ylli i Realit i mori të dashurën, ish-sulmuesi i Interit në depresion

Ish-futbollisti i Interit dhe Romës Adem Ljajiç po kalon një periudhë të errët. 29-vjeçari serb rrezikon të përjashtohet nga klubi turk i Beshiktashit për shkak të thyerjes së vazhdueshme të disiplinës, abuzimit me alkoolin dhe jetën e natës.

Përveç kësaj, mediat serbe dhe turke shtojnë se Ljajiç vuan nga depresioni pas ndarjes me ish-partneren Sofia Miloseviç, e cila është e lidhur me sulmuesin e Real Madridit Luka Joviç. Së fundmi, Ljajiç është vendosur në qendër të kritikave për shkak të organizimit të një feste me shumë persona gjatë kohës së karantinës.

Ai nuk po aktivizohet më me Beshiktashin dhe klubi turk është gati të mbyllë bashkëpunimin me të.

Ljajiç konsiderohej si njëri prej talenteve më premtues të Serbisë përpara 10 vitesh. Edhe pse veshi fanelat e Romës, Fiorentinës dhe Interit, asnjëherë nuk arriti të stabilizohej. Ai u bë i famshëm në Itali në vitin 2012, kur u godit me grusht nga trajneri i tij Delio Rosi. Ky i fundit u shkarkua nga pankina e Fiorentinës, ndërsa këmbënguli se Ljajiç e kishte ofenduar pasi e kishte ulur në stol./ panorama sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *