ëtë askush nuk e priti nga Kancelarja Merkel për Kosovën, Ja çka vendosi ajo për vizat

Shpresat se do të liberalizohen vizat gjatë pjesës së dytë të këtij viti ishin shtuar jashtëzakonisht shumë, meqë me presidencën e Bashkimit Evropian është duke udhëhequr Gjermania e kancelares Angela Merkel. Megjithatë, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë, pavarësisht përkrahjes së fortë gjermane. Të paktën në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet gjatë 15-16 tetorit kjo temë s’është fare në agjendë të diskutimeve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane. “Siç ju keni përmendur, është presidenti i Këshillit Evropian ai që vendos agjendën në konsultim me liderët e BE-së. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në agjendën e takimit të tetorit”, ka thënë ky zëdhënës.

Ndërkohë, i pyetur nëse Merkel ka përkrahjen e Macronit për të shtyrë përpara liberalizimin meqë ditë më parë ishin takuar, nga qeveria gjermane kanë thënë se duhet pyetur vetë francezët për pozicionin e tyre. “Në parim nuk komentojmë bisedat konfidenciale. Nëse keni pyetje rreth pozicionit francez për këtë çështje, ju lutemi kontaktoni autoritetet franceze”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *