Mërgim Mavraj lë topin e futbollit dhe merr dorezat e boksit

Futbollistët kanë marrë pushimet e fundvitit, ku do të rikuperojnë energjitë e tyre pas këtij kalendari të ngjeshur.

Shumë prej tyre kanë vendosur pushimet t’i kryejnë nëpër plazhe të ndryshme, por kështu nuk vepron edhe ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi shqiptar ka lënë topin në këtë periudhë dhe ka rrëmbyer dorezat e boksit.

Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka zbuluar pasionin e tij të ri, duke kaluar kështu kohë të gjata në palestër. “Nordbayern“ tregon rutinën e Mavrajt, që stërvitet së bashku me pronarin e palestrës, që njëkohësisht është edhe miku i tij.

“Nuk lodhesh kurrë me të. Mërgimi është shumë i disiplinuar dhe është shumë në fomrë fizikisht, por gjithashtu edhe psikologjikisht. Ai më motivon edhe mua“, ka thënë Alexander Awdijan. Ndërkohë Mavraj shprehet se në fillim nuk e kuptonte se fitnesi luante një rol tepër të madh edhe në profesionin e tij si futbollist.

“Kur isha i ri nuk e kuptoja se fitnesi luante gjithashtu një rol të madh edhe në futboll. Tani e kupton se sa mirë të bën. Këtu është një ambient familjar dhe ndihem mirë. Në sport ke gjithnjë nevojë për një mentor, nga këshilla e të cilit mund të mësosh”, është shprehur Mërgim Mavraj. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *