Peci: Vjosa Osmani votoi kundër vendimit për kompensimin e stafit të Kuvendit të Kosovës

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo e fundit ka votuar kundër vendimit për kompensimin e stafit të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se vendimi është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

“Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. Presidentja ka votuar kundër këtij vendimi dhe e njëjta është aprovuar me vendimmarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. Presidentja ka votuar kundër këtij vendimi dhe e njëjta është aprovuar me vendimarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.
Duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së Kuvendit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, u.d. Presidentja si udheheqese e të dy intitucioneve, përkunder që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimarrje selektive diskriminuese pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës. Ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik.
Në bazë të kësaj, u.d. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerr vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *