Rama siguron vaksinën Pfizer: E papranueshme sjellja e BE

Kryeministri Edi Rama siguroi dozat e para të vaksinës Pfizer për Shqipërinë. Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë dhe është i sigurt se vaksinimi do të nisë në janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”

Kreu i qeverisë nuk la pa kritikuar Bashkimin Evropian, i cili sipas tij, nuk u soll ashtu siç i ka hije, duke lënë mënjanë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”

Një ditë më parë Edi Rama u shpreh se vaksinimi në vendin tonë do të nisë në mesin e janarit./vizionplus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *