2.4 Milionë Marka I Mori Sami Lushtaku Në Lu ftë, ‘Bleu Tokë’ E Krijoi Pallate! Ja Kë E Kanosi Pasi E Zbuloi Këtë Aferë..

Është aktualizua një debat rreth milionave të luftës të cilat i ka marr Sami Lushtaku. Ishte avokati nga Drenasi, i cili i pari e kishte tro nditur Lushtakun se ishte dëshmitar kur ai mori 1.4 milion marka. Por, ndoshta kjo deklaratë e Halilajt nuk u morr edhe shumë seriozisht nga shumë kush në Kosovë, por pas saj, ai ishte cak i një atentati që u organizua kundër tij.

Megjithatë, Lushtaku sot u akuzua se ka marr edhe 1 milionë marka të tjera nga Ramiz Lladrovci. Ishte nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ku tha se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë lu ftë s me para të popullit. Lushtaku ka thënë se Sami Lushtaku ka marrë para edhe pasluftës, dhe sipas tij nuk e di ku i ka dërguar ato.

“Përveç këtyre parave, Sami Lushtakut ja ka përmend ai zotnia, 1 milion e gjysmë, ai avokati a kush është i Drenasit që i ka marrë në luftë. Përveç 1 milion e gjysmës, edhe 1 milion i ka marrë në përfundim të luftës prej Ramiz Lladrovcit, dy, tri ditë pasi ka përfundu lu fta, 1 milion franga, dhe ato ai e di ku i ka lanë, nuk janë kanë tij, nuk i ka shpenzu për zonën, ka qenë komandant zones, i ka shpenzu për interesa të veta, i dinë krejt këta njerëz që i përmenda”, ka thënë Nuredin Lushtaku gjatë një emisioni televiziv.

Kujtojmë se pasi Bekim Jashari e akuzoi Sami Lushtakun se ka blerë tokë, ai ju kundërpërgjigj duke thënë se sikur Bekim Jashari të mos e kishte mbiemrin që e ka, do ta bënte paçavër. Lushtaku, ishte dënuar me 2 mijë euro muaj më parë, është shpallur fajtor për kanosje ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *