“2020 viti i dy të këqijave mëdha. Heronjtë e vërtetë janë mjekët që humbën jetën”/ Berisha mesazh thumbues Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi të urojë shqiptarët me një mesazh të gjatë, duke theksuar se viti i shkuar njihet për dy të këqija të mëdha.

Sipas tij, heronjtë e vërtetë janë mjekët që humbën jetën gjatë betejës me koronavirusin, për të cilët akuzoi kryeministrin se nuk flet për ta.

Rama e konsideron vitin e ardhshëm si vit shpëtimi.

Berisha e konsideron vitin që po lëmë pas si vitin e hemorragjisë së madhe të rinisë dhe të trurit, duke shtuar se ky është plan “spastrimi etnik të Vaso Çubrilloviçit nga shqipfolesi Edvin Kristaq Zografi bis”.

Mesazhi i plotë

Mesazh urimi per Vitin e Ri!

Te dashur miq, vetem pak ore na ndajne nga viti i Ri 2021, te cilin e presim me zemer te hapur, besim dhe shprese si vitin e shpetimit!

Ndaj dhe nga zemra ju uroj nje vit plot gezime, shendet, mbaresi dhe suksese per ju, femijet, familjet dhe me te dashurit tuaj, per te gjithe shqiptaret, kudo festojne sonte!

Ne po presim 2021 si vit shpetimi sepse viti 2020 eshte rregjistruar ne memorien e kohes si viti i dy te keqijave medha, viti i dy armiqve me te eger ne keto 30 vitet e fundit me te cilet u perballem ne shqiptaret; pandemine covid19, si nje diktature natyrale, dhe narkodiktaturen e Edvin Hajdutit.

Keto dy armiq te eger, me vdekjet e pamerituara te mijra qytetareve qe shkaktuan, vuatjet e medha fizike shpirterore, papunesine, mjerimin, spastrimin nga vendi i tyre i qindra mijra shqiptareve e shnderruan vitin 2020 ne nje vit te tmerrshem, annus horribilis per ne shqiptaret.

Viti 2020 ishte nje vit i tmerrshme sepse mijra e mijra shqiptare humben jeten nga pandemia e covid 19.

E shfrytezoj kete rast per tju shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjeve te tyre dhe per te uruar me gjithe shpirt qe viti 2021 tju lehtesoj atyre dhimbjet.

Ne Shqiperi kete lengate edhe me te rende e beri qendrimi i papergjegjshem i atyre qe shfrytezuan pandemine per vjedhje e korrupsion me testet, maskat, medikamentet, aparaturat, vaksinat kunder pandemise.

Por une dua te perulem ne veçanti me nderimin me te madh para kujtimit te ndritur te dhjetra e dhjetra infermiereve dhe 28 mjekeve, profesore, doktore shkencash, kliniciste te shkelqyer shume prej te cileve i kam patur kolege ose studente te mire si ata dhe qe rane ne fushe beteje me kete armik te eger.

Miq, ata jane heronjte e ketij viti, heronjte tane te vertet. Ne çdo betejë ka dhe martire por mjerisht ne Shqiperi covid 19 mori 10 here me shume jete mjekesh se sa ne Itali.

Ata qe flasin per heronj te gjalle dhe mbulojne me harrese martiret qe rane per t’u bere te pavdekshem ne mbrojtjen e shendetit tone, duhet ta dine se bejne thjeshte propagande mjerane.

Heronjte e harruar jane heronj te tradhetuar. Mjerisht te tille jane ata sot.

Jane 28 mjeke qe dhane jeten ne kete beteje dhe ai qe mban sot postin e kreut te ekzekutivit nuk ka shqiptuar nje here te vetme gjate ketij viti per mirenjohje apo per ngushellim emrin e ndonjerit prej tyre.

Ndonese ne kete vdekshmeri te mjekeve 10 here me te larte se sa ne vendet e tjera, mungesa e testeve, materialeve mbrojtese per ta dhe shnderrimi nga organizimi xhahil i siptaleve ku punonin ne bomba bilogjike, jane shkaqet themelore te rritjes me 10 here te vdekshmerise se tyre.

Njeriu qe mendon se per kete vit nuk ka pse ti kerkoje njeriu mbi toke ndjese apo falje perveç Lindes, gruas se tij, natyrisht nuk mund te shqiptoje emrat e tyre.

Por miq, edhe ai vet qe hiqet kaq i lumtur eshte fatkeq. Ai ka nje problem te tmerrshem me ndergjegjen njerezore.

Me kete rast, duke shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe bluzbardheve qe humben jeten ne kete beteje, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjeve te tyre dhe uroj me gjith zemer qe viti 2021 te mund te sjelle te mira dhe te qetesoje sadopak dhimbjet ne zemrat dhe shpirtrat e tyre.

Miq, viti qe lame pas ishte annus horribilis per dhjetra mijra familje shqiptare, qe 13 muaj me pare humben njerez te dashur te tyre dhe pane te shkaterrohej dhe zhdukej ne rrenojat e termetit shtepi e katandi, mundi i jetes se tyre. Por sot pas 13 muajve, dhjetra mijra prej tyre kalojne kete nate ne çadra njelloj si nje vit me para.

Pas 13 muajve nga mbi 1000 pallate te demtuara rende nuk eshte ndertuar nje i vetem, nga mbi 15 mije banesa private te rrenuara nuk jane ndertuar me shume se 130 prej tyre.

Nga fondet e caktuara e dhuruara per te demtuarit nga termeti, kete vit vetem 8% e tyre jane perdorur per nevojat e ketyre fatkqinjve kurse resti eshte vjedhjur dhe abuzuar nga narkoqeveritaret.

Por te dashur banore te zonave te demtuara nga termeti, perseri megjithe keto vjedhje, premtime te pambajtura e mashtrime te kryekreut te vendit, atij as qe ja ndjene per ju dhe femijet tuaj sonte ne çadra. Ai pikerisht se nuk ndjen asgje per ju dhe nuk i kerkon falje njeriu mbi toke, madje as vet Zotit por vetem Lindes gruas se tij!

Ne mesazhin e tij ai u tha ju dhe shqiptareve se punon fort. Po ne fakt ai punon fort per pasurimin e tij se per qytetaret, ai eshte i vetmi kryeminister i botes qe jep me “koncesion” edhe mbledhjen e qeverise ne te cilen nuk merr pjese 119 dite me radhe.

Ndaj dhe une uroj nga zemra qe viti 2021 te jete vit i ndryshmit te madh per te gjithe te demtuarit nga termeti ne Shqiperi.

Viti qe lame pas ishte nje vit i tmerrshem per dhjetra mijra biznese qe u detyruan te mbyllen nga pandemia dhe qindra mijra familje shqiptare qe humben vendet e punes ose nuk moren rrogen nga ndermarrja ku punonin as dhe mbeshtetjen ekonomike siç moren qytetaret e Maqedonise, Kosoves apo Serbise dhe te mbare Eropes.

Dhe kjo jo se nuk kishte para. Jo para kishte por ato shkuan per klientelen e ngushte te Edvin Hajdutit dhe perfunduan ne vrimat e zeza te korrupsionit qeveritar.

Uroj qe viti 2021 te jete viti i ndryshimit te vertet, i mbrodhesise ekonomike per bizneset dhe mbare shqiptaret.

Miq, viti qe kaloi eshte gdhendur me germa te zeza ne kujtesen kombetare si annus horribilis sepse kete vit hemoragjia, largimi i trurit, rinise dhe energjise nga Shqiperia ishte i papermbajtur. Ky largim eshte zbatim i doktrines se spastrimit etnik te Vaso Çubrilloviçit nga shqipfolesi Edvin Kristaq Zografi bis. Ne zbatim te kesaj doktrine u bllokua rritja e rrogave dhe pensioneve per 8 vite, shqiptaret para 8 vjetesh kishin rrogen mesatare me te larte ne rajon kurse sot ata kane pagen me te ulet dhe çmimet me te kripurat ne rajon.

Ne zbatim te kesaj doktrine u arrestuan, burgosen vetem ne nje vit per çeshtje civile apo protesta per te drejtat e tyre nga shteti narkopolicor 38 mije qytetar, u keqtrajtuan shtazerisht dhe u intoksikuan me gaz helmuese mijra e mijra te tjere perfshi foshnje te sapolindura ne gjirin e nenave te tyre, u vra nga narkoshteti pas shpine ne pragun e deres i riu qe po hynte ne shtepine e tij.

Ne zbatim te kesaj doktrine e gjithe Shqiperia rurale mori investime per rruge, shkolla ujesjellsa, kanalizime me pak se investimet ne pllakat e gurit te sheshit Skenderbej apo i gjithe veriu i Shqiperise ka marre investime vetem gjysmen e investimeve te vjedhura nga bashkia e Durresit.

Ndaj dhe le te urojme ne te dashur miq se bashku nga zemra qe vitin 2021 te jete viti i ndryshimit te madh dhe t’iu riktheje Shqiperine dhe te mirat e saj shqiptareve.

Viti 2020 ishte viti i tmerrshem sepse kete vit muret e droges, krimit dhe korrupsionit te narkoshtetit te Edvin Hajdutit u lartesuan me shume se kurre dhe bllokuan per te 7-ten here çeljen e negociatave te Shqiperes, deles se zeze te kontinentit me BE.

Le te urojme ne nga zemra qe viti 2021 te jete viti i ndryshimit te madh, i fillimit te çmonitimit te sistemit me te urryer per njeriun dhe njerezimin sistemit monist te bazuar ne kodin e mafies se droges dhe krimit dhe te hapim keshtu dyert e mbyllura per çeljen e negociatave me BE.

Viti 2020 ishte viti i Tradhetise se Larte Kombetare i Edvin Kristaq Zografit bis, i cili 106 vite pas firmosjes se protokollit te Korfuzit per autonomine e Vorioepirit shiti mijra kilometra ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike me hapesiren ajrore perkatese te Shqiperise.

Le te urojme qe ne vitin 2021 Zografi bis te kete fatin qe meritojne tradhetaret e kombit, banesen e turpit te historise!

Viti 2020 ishte annus horribilis sepse ishte viti i aktit barbar, genocidal ndaj kultures tone kombetare. Edvin Hajduti me shpuren e tij shkaterroi per te mbushur valixhe me para droge Theatrin Kombetar.

Duke u perulur me nderimin me te thelle para vetmohimit dhe pergjgjesine qytetare te artisteve dhe qytetareve te Aleances per Mbrojtjen e Theatrit, uroj qe viti 2021 te jete viti i ndryshimit te madh dhe i rindertimit te plote ashtu siç ishte i Theatrit tone Kombetar.

Miq, viti i tmerrshem 2020 perveç rekordeve te tij te zeza nuk mund te mohohet se me ne fund shkelqeu me kryengritjen e te miturve dhe te rinjve tane te 9 dhjetorit 2020.

Sonte ata meritojne urimin me te perzemert. Ata si elite e guximit kombetar i dhane flake per flake si kurre ndonjehere me pare rregjimit vrases leksionin qe i drodhi leqet e kembes kurse per vehte firmosen diplomen e te gjitha diplomave te njeriut, ate te guximit njerezor. Zoti i bekofte!

Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe jane!

Gezuar vitin e Ri 2021!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *