Dënim i rëndë për Cavanin/ Postimi racist i kushton 100 mijë funta dhe 3 ndeshje suspendim

admin 0

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është denuar rëndë nga Federata Angleze.

Uruguajani kishte postuar një fotografi në Instagram duke e quajtur një mik të tij “Negrito” që do të thotë “I zi”.

Për këtë arsye Cavani është dënuar me 100 mijë funta dhe 3 ndeshje moslojë.

Ish sulmuesi i PSG-së, kishte deklaruar që fjala “Negrito” nuk përdoret për racizëm dhe nuk ka dashur ta ofendojë askënd, por deklaratat e tij nuk u morrën përbazë.

Cavani madje kishte kërkuar falje publikisht dhe e kishte fshirë postimin.

/Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *