FOTO/ Vrau dy motrat me automatik, ky është 59-vjeçari që kërkohet nga policia

Ky është Përparim Ademi (Tela), 59-vjeçari që paraditen e sotme, rreth orës 10:20 qëlloi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani.

Ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit, ndërkohë që dyshohet se është i plagosur.
Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *