Marina Vjollca mahnit me dukjen në fustanin vezullues

Ajo vazhdon të cilësohet si njëra nga moderatoret më të mira e më të suksesshme në trojet shqiptare.

Fjala është për Marina Vjollcën, e cila njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.

Meqë jemi në fund të 2020, biondja duket se e ka përmbyllur vitin me një sërë imazhesh atraktive.

30 vjeçarja vjen në formë të mrekullueshme në një fustan vezullues krem, i cili është i prerë anash.

Bukuroshja shqiptare ka vënë në fokus linjat trupore, megjithëse me pamjen e ka kompletuar me një grim të tillë sikurse veshja.

Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram.

Përkundër situatës me COVID-19, Marinës nuk i munguan sukseset në 2020 pasi bashkëpunoi edhe me brende të njohura botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *