
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Kryeministri Rama ishte edhe ministër, mirëpo ia kishte deleguar përgjegjësitë Gent Cakajt, I cili dha dorëheqjen ditë më parë.