Muratori meksikan ndërtoi një tunel të fshehtë midis shtëpisë së tij dhe të së dashurës së martuar – që u zbulua nga burri i saj

Një murator i martuar nga Meksika ndërtoi një tunel nëntokësor midis shtëpisë së tij dhe asaj të fqinjes së tij në mënyrë që ata të mund të vazhdonin një lidhje të fshehtë.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, punëtori i ndërtimit – i quajtur në mediat lokale vetëm si Alberto – ndërtoi një rrugëkalim që e lejoi atë të vizitonte një grua me emrin Pamela në rezidencën e saj në lagjen Tijuana të Villas del Prado 1 – ndërsa burri i saj ishte në punë.

Çifti kishte arritur të fshihnin aferën, derisa një ditë burri Jorge mbërriti në shtëpi nga puna, më herët se zakonisht, dhe i kapi ata në flagrancë.

Jorge së pari kontrolloi nën shtratin e dhomës së tij të gjumit dhe nuk e gjeti Alberton, dhe pastaj e pa atë duke u fshehur pas një divani para se të zhdukej.

Burri i mashtruar më pas zbuloi një vrimë afër divanit që çonte në një tunel nën shtëpinë e tij. Jorge u ngjit në pasazh dhe e ndoqi atë deri në shtëpinë e Albertos.

Media lokale nuk raportoi se sa i gjatë ishte tuneli, por fotografitë e hyrjes duket se tregojnë që muratori kishte bërë një punë me pamje profesionale.

Alberto thuhet se iu lut Jorge që të largohej sepse ai po përpiqej ta fshihte lidhjen nga gruaja e tij, e cila po flinte në atë kohë.

Sidoqoftë, Jorge i zemëruar përhapi lajmet për lidhjen dhe burrat u përleshën me grushte.

Policët që iu përgjigjën përleshjes e morën Alberton për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfrontimit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *