Bashkatdhetarët kthehen nga Kosova, kolona deri në 300 metra në Merdare

Kur jemi në përfundim të festave të fundvitit, shumë nga bashkatdhetarët të cilët kishin ardhur në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre në Evropë atje ku jetojnë dhe punojnë.

E një gjë e tillë ka bërë që tashmë në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata, shkruan Telegrafi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdare kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor pati ardhje rekord të diasporës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *