Biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në zyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Një biznesmen, i identifikuar si Ilaz Beqiri, pronar i një agjencie turistike është gjetur pa shenja jete.

Biznesmeni ndodhej në zyrën e tij dhe dyshohet se është vetëvrarë rreth orës 09:00 për arsye ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *